Grupi francez “Saint-Gobain” synon të rrisë prodhimin në Kinë
2023-04-12 15:24:43

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kompania franceze “Saint-Gobain SA” planifikon të vërë në veprim fazën e dytë të bazës prodhuese në Yangzhou në vitin 2024 për të përmbushur kërkesën në rritje të tregut për materiale ndërtimi në rajonin lindor të Kinës. Pas përfundimit dhe vënies në punë të këtij projekti, kompania franceze do të rrisë më tej kapacitetin e saj të prodhimit të kartonit të gipsit me cilësi të lartë dhe pluhurit të gipsit ndërtimor për të përmbushur kërkesën në rritje të ndërtimeve të lehta dhe të qëndrueshme në Kinën lindore.

 

Me hyrjen e Kinës në një epokë të re të rritjes së gjelbër dhe të udhëhequr nga inovacioni, “Saint-Gobain SA”, grupi industrial francez, planifikon të vërë në veprim fazën e dytë të bazës së saj prodhuese në Yangzhou në vitin 2024 për të përmbushur më tej kërkesën në rritje të tregut për materiale ndërtimi në rajonin lindor të Kinës.

 

Ludovic Weber, drejtori ekzekutiv i “Saint-Gobain” për rajonin e Azi-Paqësorit, tha se instalimi i pajisjeve është planifikuar të fillojë në gjysmën e dytë të këtij viti. Pas përfundimit dhe vënies në punë të këtij projekti, kompania franceze do të rrisë më tej kapacitetin e saj të prodhimit të kartonit të gipsit me cilësi të lartë dhe pluhurit të gipsit ndërtimor për të përmbushur kërkesën në rritje të ndërtimeve të lehta dhe të qëndrueshme në Kinën lindore.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Faza e dytë e fabrikës në Yangzhou është linja e pestë e prodhimit të kartonit të gipsit e ndërtuar nga “Saint-Gobain” në Kinë”, tha Weber.

 

Sipas tij, zgjidhjet me bazë gipsi të kompanisë mund të kursejnë deri në 80 për qind të dyoksidit të karbonit të gazit serrë, ose emetimeve të CO2-shit krahasuar me metodat tradicionale të ndërtimit. Prandaj, siç thekson Weber, ky projekt kontribuon drejtpërdrejt në qëllimet e dyfishta të karbonit të Kinës që kompania është e përkushtuar t’i respektojë plotësisht.

 

Pas përfundimit të fazës së dytë të projektit, shefi i kompanisë tha se baza prodhuese e “Saint-Gobain” në Yangzhou do t'i shërbejë pjesëve qendrore dhe veriore të provincës Jiangsu, si dhe qyteteve në provincën Anhui.

 

“Nuk do të rreshtim së evidentuari pikat tona të forta në teknologjitë me karbon të ulët për të mundësuar qëllimet e qëndrueshmërisë së klientëve tanë kinezë”, deklaroi Weber.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

E etur për të rritur fuqinë e fitimit, kompania franceze do të vërë në punë këtë vit një fabrikë të re në Yuzhou, në provincën Henan. Aktualisht ajo operon me më shumë se 50 fabrika në të gjithë Kinën.

 

“Përveç sigurimit të të drejtave dhe interesave legjitime të kompanive globale, Kina do të krijojë një mjedis më të mirë biznesi për kompanitë e huaja këtë vit”,- tha Bai Ming, zëvendësdrejtor në Institutin e Tregut Ndërkombëtar të Akademisë Kineze të Tregtisë Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimit Ekonomik me qendër në Pekin, duke vënë në dukje se një masë e tillë është përshpejtimi i krijimit të një tregu të unifikuar kombëtar.

 

Të mbështetur nga më shumë se 160.000 punonjës në mbarë botën, të ardhurat nga shitjet e “Saint-Gobain” arritën në 51.2 miliardë euro (55.8 miliardë dollarë) në  vitin 2022.