Deklarata: Kina mbështet masat që ndihmojnë zgjidhjen politike të çështjes afgane
2023-04-12 20:14:53

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në rrethanat e reja, Afganistani duhet të jetë një platformë për bashkëpunimin ndërmjet palëve të ndryshme e jo për lojëra gjeopolitike, dhe Kina përkrah planet e masat që ndihmojnë në zgjidhjen politike të çështjes afgane, sipas një deklarate prej 11 pikash për qëndrimin e Kinës mbi çështjen e Afganistanit.

 

Deklarata, e titulluar "Pozicioni i Kinës për çështjen afgane," u publikua nga Ministria e Jashtme kineze të mërkurën.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas këtij dokumenti, Kina respekton pavarësinë, sovranitetin e integritetin territorial të Afganistanit, zgjedhjet e pavarura të bëra nga populli afgan dhe besimet fetare e zakonet kombëtare të Afganistanit. Kina kurrë nuk ndërhyn në punët e brendshme të Afganistanit, nuk kërkon interesa egoiste në Afganistan dhe nuk synon të ashtuquajturën sferë influence.

 

Duke vënë në dukje që Kina mbështet një qeverisje moderuar e të matur në Afganistan, në deklaratë thuhet se Kina shpreson që Afganistani të ndërtojë një strukturë politike të hapur e përfshirëse e të ndjekë politika të moderuara e të matura të brendshme e të jashtme. Kina po ashtu shpreson që qeveria e përkohshme afgane do të mbrojë të drejtat dhe interesat bazë të të gjithë popullit afgan, duke përfshirë gratë, fëmijët dhe të gjitha kombësitë.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Deklarata thekson se, për ta ndihmuar Afganistanin të realizojë zhvillimin e pavarur e të qëndrueshëm sa më parë, Kina do të vazhdojë të bëjë sa mundet për të përkrahur rindërtimin dhe zhvillimin e Afganistanit, do të mbajë premtimet e ndihmës, do të nxitë përparimin e qëndrueshëm të bashkëpunimit në ekonomi, tregti e investime dhe do të kryejë aktivisht bashkëpunim në fusha si mjekësia, pakësimi i varfërisë, bujqësia dhe parandalimi e zbutja i fatkeqësive.

 

 

Kina mirëpret gjithashtu pjesëmarrjen e Afganistanit në bashkëpunimin lidhur me “Një brez, një rrugë” dhe përkrah integrimin e Afganistanit në bashkëpunimin ekonomik e ndërlidhjen rajonale, që do ta kthejnë atë nga një "vend i mbyllur" në një "vend të ndërlidhur", sipas deklaratës.

 

 

 

Në lidhje me luftën kundër terrorizmit, Kina shpreson që Afganistani do të marrë masa më efektive për të goditur me vendosmëri më të madhe të gjitha forcat terroriste, duke përfshirë Lëvizjen Islamike të Turkistanit Lindor, dhe do të garantojë me seriozitet sigurinë e shtetasve, institucioneve dhe projekteve të Kinës dhe të vendeve të tjera në Afganistan, vë në dukje deklarata.