“Made-in-China.com” regjistron rritje të kërkesës jashtë shtetit
2023-04-12 15:10:36

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Platforma “Made-in-China.com”, që merret me lidhjen e blerësve globale me furnitorë kinezë, nisi një fushatë marketingu dhe në ditën e parë të eventit porositë e marra nga furnitorët pjesëmarrës u rritën me 165 për qind dhe kërkesat nga blerësit jashtë shtetit u rritën me 191 për qind. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, India dhe Brazili ishin tre vendet kryesore me kërkesat më të mëdha për blerje.

 

Porositë nga jashtë shtetit ishin goxha të larta në ditën e parë të një fushate marketingu të nisur nga “Made-in-China.com”, një platformë që lidh blerësit globalë me furnitorët kinezë, duke treguar elasticitetin e sektorit të eksportit të vendit. Sipas të dhënave në kohë reale nga platforma, porositë e marra nga furnitorët pjesëmarrës u rritën me 165 për qind dhe kërkesat nga blerësit jashtë shtetit u rritën me 191 për qind.

 

Sipas platformës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, India dhe Brazili ishin tre vendet kryesore me kërkesat më të mëdha për blerje.  Makineritë për vjeljen e të korrave, konstruksionet e parafabrikuara ose të lëvizshme, si dhe produktet e makinerive të ushqimit dhe të ushqimit të lehtë ishin produktet më të kërkuara nga blerësit amerikanë.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Blerësit indianë ishin të etur për telefonat celularë, veshjet sportive dhe orët inteligjente. Ndërsa pajisjet e therjes, makineritë e ushqimit të çastit ishin preferenca e blerësve brazilianë. Në seksionin shumëgjuhësh, blerësit më aktivë ishin nga zona spanjolle.

 

Për të lidhur më mirë furnitorët vendas me blerësit nga e gjithë bota, platforma ka lançuar një mekanizëm promovimi të lidhjeve me të gjitha platformat, të gjitha kanalet dhe shumëdimensionalet.  Ndërsa shfaq plotësisht burimet, platforma gjithashtu përpiqet të zgjerojë trafikun e rrjetit përmes peshimit të kërkimit, ndërtimit të skenës së marketingut, ndërtimit të vendeve të veçanta, filtrimit të produkteve të njohura dhe promovimit të llogarive të mediave sociale brenda dhe jashtë vendit, që synon të ndihmojë furnizuesit kinezë të gjejnë blerës cilësorë dhe të eksplorojnë mundësi të reja biznesi në nivel global.

 

Raed Alhabeeb, një blerës nga Kuvajti, u shpreh se mezi kishte pritur që të blinte pajisje laboratorike, të cilat janë relativisht të veçanta dhe zakonisht blihen në sasi të vogla.  Për produkte të tilla, platforma zakonisht rekomandon blerësit që të shkojnë në qendrën e personalizimit, ku furnitorët kinezë mund ta dizajnojnë produktin bazuar në mostrat e ofruara nga klientët.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një kompani e shkencës dhe teknologjisë nga provinca Zhejiang mori një porosi nga “Alhabeeb”. Përballë karakteristikave të kërkesave dhe fragmentimit të porosive të tregtisë së jashtme, gjithnjë e më shumë ndërmarrje vendase kanë filluar të zgjedhin vetërregullimin, në mënyrë që t'i përshtaten kërkesës në ndryshim të tregut global.

 

“Shenzhen Baiyin Technology Co Ltd” është një ndërmarrje e tregtisë së jashtme që fokusohet në kërkimin dhe zhvillimin, prodhimin dhe shitjet e telefonave celularë, kufjeve, orëve të zgjuara dhe produkteve të tjera elektronike.

 

Chen, menaxheri i tregtisë së jashtme të “Baiyin”, deklaroi se produktet kryesore të kompanisë janë telefonat celularë, të shitur kryesisht në Afrikë dhe Europë. Krahasuar me Europën, tregu afrikan ka më shumë potencial, me konsumatorë më të larmishëm dhe tregje të nivelit të lartë dhe të ulët, që do të thotë një shumëllojshmëri më e gjerë e kërkesës për produkte.