Foto nga VCG
Gjitarët që jetojnë në Australinë Jugore dhe Lindore po shkojnë drejt rrezikimit të species. Në një studim të botuar të hënën, ekspertët nga Universiteti Kombëtar Australian analizuan se si ndryshimi i klimës, rritja e popullsisë njerëzore dhe shkalla e ndryshimit në përdorimin e tokës do të ndikojnë në elasticitetin e specieve specifike, përcjell “Xinhua”.
Ata zbuluan se deri në 20 për qind e gjitarëve tokësorë do të përballen me të paktën dy kërcënime deri në vitin 2100 dhe identifikuan Australinë Jugore dhe Lindore dhe Afrikën Sub-Sahariane si pika të nxehta për speciet e ardhshme të rrezikuara.
Marcel Cardillo, autori kryesor i hulumtimit, tha se gjitarët e mëdhenj, si elefantët, kangurët dhe gjirafat, janë më të prekshëm për shkak të periudhave më të gjata të shtatzënisë.
“Ka një përputhje të faktorëve të rrezikut të shumëfishtë në të ardhmen në Afrikën Sub-Sahariane dhe Australinë Juglindore: ndryshimi i klimës, rritja e popullsisë njerëzore dhe ndryshimet në përdorimin e tokës. Dhe ka shumë lloje gjitarësh të mëdhenj që ka të ngjarë të jenë më të ndjeshëm ndaj këtyre gjërave. Është pak a shumë stuhia e përsosur”,- tha ai në një njoftim për media.
Qeveria australiane në tetor njoftoi një plan të ri veprimi 10-vjeçar për speciet e kërcënuara. (Elona)