Provinca e Kinës veriperëndimore do të shtojë gjelbërimin për të mbrojtur “kullën e ujit”
2023-04-12 14:50:54

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Provinca Qinghai e Kinës veriperëndimore, e cila administron një pjesë të zonës Sanjiangyuan, e njohur si “kulla e ujit” e Kinës, planifikon që gjatë këtij viti të përforcojë përpjekjet e pyllëzimit për të rritur mbrojtjen ekologjike, shkruan “Xinhua”.  

Deng Erping, zëvendësdrejtor i departamentit provincial të pyjeve dhe kullotave, deklaroi se provinca ka një fond prej 5 miliardë juanësh (rreth 726 milionë dollarë amerikanë), të cilat do të përdoren për të shtuar 4 milionë mu (rreth 266,667 hektarë) gjelbërim dhe për të kryer 1.2 milionë mu menaxhim të kontrollit të rërës këtë vit.  

Zona Sanjiangyuan përmban burimet e tre lumenjve kryesorë të Kinës, përkatësisht Yangtze, Lumit të Verdhë dhe Lancang.  

Deng tha se gjatë tre viteve të fundit, Qinghai ka nisur fushata masive duke shtuar gjithsej 21 milionë mu pyllëzime dhe duke restauruar 8.71 milionë mu zona kullotash, të cilat kanë rezultuar në një rritje si në popullsinë e kafshëve të egra ashtu edhe në të ardhurat e vendasve. (Elona)