ShBA, afroamerikanët vdesin më shumë se të bardhët nga sëmundjet kardiake
2023-04-12 14:42:57

foto nga VCG

foto nga VCG

Sipas njoftimit të të hënës në uebsajtin e "USA TODAY", një numër i madh amerikanësh vdesin çdo vit nga sëmundjet kardiake, por numri i afroamerikanëve që humbin jetën nga këto sëmundje është shumë më i madh se i të bardhëve, si pasojë e diskriminimit sistematik racial për një kohë të gjatë, si edhe e problemeve që pasojnë prej tij, siç janë varfëria, pabarazia etj.

Në artikull vihet në dukje që shumë afroamerikanë e kanë të vështirë të kenë burime të mira mjekësore dhe klinikat gjenden zakonisht larg banesave të tyre. Si pasojë, ata nuk arrijnë të marrin mjekim në kohë e të shpëtojnë. Krahas kësaj, shpenzimet shumë të larta, mungesa e sigurimeve të duhura mjekësore dhe mungesa e njohurive për sëmundjet kardiake janë gjithashtu pengesa për mjekimin e këtyre sëmundjeve te afroamerikanët. (Wang Lei/ Artan)