Raporti: Turizmi i jashtëm në Kinë pritet të lulëzojë gjatë festës së majit
2023-04-12 15:46:35

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina pritet të ketë një bum të turizmit jashtë vendit gjatë festës së 1 Majit, duke reflektuar kërkesën e fuqishme të turizmit mes popullit kinez pasi vendi optimizoi përgjigjen ndaj Covid-19, thuhet në një raport nga “Tuniu”, një portal kinez i udhëtimeve, cituar nga “China Daily”, përcjell “Xinhua”.  

Sipas raportit, industria e turizmit në Kinë do të vazhdojë të rritet pasi njerëzit tregojnë një dëshirë të fortë për të udhëtuar gjatë festës, e cila do të fillojë më 29 prill dhe do të përfundojë më 3 maj.  

Në raport thuhet se destinacionet si Tajlanda, Zelanda e Re dhe Maldivet mbeten zgjedhje të njohura për udhëtarët kinezë, duke shtuar se disa destinacione në Afrikë dhe Europë, si Egjipti dhe Franca, mund të shohin rritje të vizitave.  

“Dëshira e ndrydhur për udhëtime do të shfaqet në pushimin e Ditës së Majit, me destinacionet vendase dhe ato të huaja që përfitojnë nga kërkesa e madhe e udhëtimit dhe konsumit”, deklaroi Fang Zexi, analist nga agjencia e madhe e udhëtimeve në internet e vendit, “Trip.com Group”.  

Sipas grupit, numri i rezervimeve për udhëtimet e festave të 1 Majit deri të enjten kishte tejkaluar atë të regjistruar në vitin 2019. Numri është shtatëfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.  

Deri të enjten, rezervimet jashtë shtetit në “Trip.com” ishin rritur me 18 herë nga një vit më parë, thuhet në raport. (Elona)