
Foto nga VCG
Shitjet e automjeteve me energji të re (NEV) në Kinë shënuan rritje me 34.8 për qind në baza vjetore në rreth 653.000 njësi në mars, treguan të martën të dhënat nga Shoqata Kineze e Prodhuesve të Automobilave, citon “Xinhua”.
Shitjet e këtyre makinave në tremujorin e parë arritën në rreth 1.59 milionë njësi, duke u rritur me 26.2 për qind nga një vit më parë.
Në tre muajt e parë, pjesa e tregut të NEV-ve në tregun e makinave të Kinës arriti në 26.1 për qind.
Në shkurt, Kina u zotua të ndërmarrë politika për të mbështetur blerjen e NEV-ve, duke premtuar se do të merren masa për të përmirësuar përvojën e përdoruesit të NEV-ve nga tarifimi deri te regjistrimi i targave.
Prodhimi i NEV-ve në Kinë arriti në 674,000 njësi muajin e kaluar, me një rritje prej 44.8 për qind në baza vjetore.
“Falë bumit të NEV-ve dhe rritjes së shpejtë të eksportit të automjeteve, eksponentët e industrisë janë pozitivë ndaj sektorit të automobilave në Kinë gjatë këtij viti”,- tha Chen Shihua, zëvendëssekretari i përgjithshëm i shoqatës. (Elona)
