Shpërthen vullkani në lindjen e largët të Rusisë, kërcënim për trafikun ajror
2023-04-12 14:55:34

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vullkani Shiveluch në gadishullin Kamchatka të Rusisë shpërtheu herët të martën dhe hodhi shtëllungë hiri deri në 15 km në qiell, duke paraqitur kërcënim për trafikun ajror.

Instituti i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë i degës së Lindjes së Largët të Akademisë së Shkencave Ruse ka shpallur nivelin më të lartë të rrezikut për aviacionin, sipas agjencisë së lajmeve “Tass”, citon “Xinhua”.

Instituti gjithashtu vuri në dukje se hiri i vullkanit mund të udhëtonte deri në 20 km dhe të bllokonte autostradën Petropavlovsk-Kamchatsky-Ust-Kamchatsk. Qielli ishte i mbuluar me një re të zezë brenda një rrezeje prej disa dhjetëra kilometrash nga vullkani.

Trashësia e hirit vullkanik në fshatin Klyuchi ka arritur në 8.5 cm. Për shkak të shpërthimit, disa shkolla u mbyllën të martën.

Shiveluch është një nga vullkanet më të mëdha të Kamchatkas, me një lartësi prej më shumë se 3200 metra. (Elona)