Në vitin 1817, biologu gjerman Johann Baptist Spix dhe partneri i tij Carlvon Martius u ftuan në Brazil për të kryer kërkime mbi florën dhe faunën e atyshme. Ata ishin të interesuar veçanërisht për kopshtin e çajit kinez brenda Kopshtit Botanik të Rio-de-Zhanejros dhe vëzhgimet e tyre u përfshinë në botimin "Udhëtimet në Brazil, në vitet 1817-1820".
"Bima më e rëndësishme është çaji kinez. Deri tani janë mbjellë gjithsej 6 000 mijë pemë çaji. Çaji që rritet këtu, mblidhet dhe përpunohet me të njëjtat mënyra si në Kinë," shkruhet në këtë libër.
Ata përmendën edhe praninë e kinezëve në kopshtin e çajit, për të cilët ata besonin që ishin "kultivues çaji me përvojë nga Kina kontinentale". Në fakt, çaji kinez ka qenë një produkt i kërkuar prej brazilianëve për shekuj.
Qysh nga Epoka e Zbulimeve nga fillimi i shekullit të 15-të, detarët portugezë që ishin në kërkim të erëzave, kishin zbuluar përfitimet e çajit kinez. Ata krijuan kanale blerjeje të vetat dhe hapën një rrugë tregtare çaji nga Kina deri në Portugali nëpërmjet Makaos.
Pasi mbreti portugez João IV u ngjit në fron në vitin 1640, u krijua një komitet për të shqyrtuar mundësinë e rritjes së çajit në Brazil. Megjithatë, kjo u bë e mundur vetëm në fillimin e shekullit të 19-të, kur familja mbretërore portugeze e vuri këtë plan në praktikë.
Rreth vitit 1810, fidanët e çajit arritën për herë të parë në Bahia, një ndër 26 shtetet e Brazilit, pastaj u dërguan në Kopshtin Botanik të Rio-de-Zhanejros. Sipas studimeve të kryera nga diplomatët në pension Chen Tairong dhe Liu Zhengqin, të cilët kanë punuar që të dy në Brazil, grupi i parë i fermerëve kinezë të çajit arriti në kopshtin botanik në qershor të vitit 1809 dhe numri i tyre u rrit në fund në afro 200.
VCG
Në kohën kur Spix dhe Martius zbuluan 6 000 pemët e çajit në kopshin botanik, fermerët kinezë të çajit në Rio-de-Zhanejro i kishin zhvilluar në kulm metodat e kultivimit të tyre.
Fermerët kinezë mbollën çaj edhe në zonën Santa Cruz në periferinë perëndimore të të njëjtit qytet bregdetar. Në vitin 1814, arkivat zyrtare regjistruan shumë detaje mbi ta, si emrat kinezë të tyre, si i zgjodhën rajonet e përshtatshme për të kultivuar çajin atje, rrogat e tyre, si dhe përshkrimet se si kinezët e kremtojnë Festën e tyre tradicionale të Mesvjeshtës në këtë zonë.
Në vitin 1825, perandori brazilian Dom Pedro I vendosi që industria e çajit ia vlente të promovohej nëpër mbarë Brazilit si një biznes. Si rezultat, ai urdhëroi drejtorin e kopshit botanik, Friar Leandro, që të dërgonte fidanët dhe farat e çajit në provincat e tërë perandorisë për kultivim. Ai i kërkoi Friar Leandro-s edhe që të shkruante një broshurë mbi kultivimin e çajit, si një referencë për fermerët e çajit në provincat e tjera.
VCG
Këto shkëmbime dhe bashkëpunime kulturore mes Kinës dhe Brazilit kontribuan në zhvillimin e industrisë së çajit, duke e bërë Brazilin vendin e tretë në botë që prodhon çajin, pas Kinës dhe Japonisë. Njohja e çajit brazilian në Panairin Botëror të Vjenës në vitin 1873 është një dëshmi e cilësisë së çajit të Brazilit dhe ndikimit të shkëmbimeve ndërkulturore.
Në vitet e fundit, Brazili ka filluar që t'u kushtojë vëmendje më të madhe përfitimeve shëndetësore të pirjes së çajit. Nga viti 2013 deri më 2018, konsumi i çajit në këtë vend u shtua 25 %, sa dyfishi i normës mesatare të rritjes globale. Një sondazh në vitin 2020 tregoi se kërkimet për "çaj" në "Google" i kaluan ato për "kafe" me 50 %.
Kontributi i dhënë nga fermerët kinezë të çajit para 200 vjetësh është njohur nga brezat e mëvonshme. Më 15 gusht të vitit 2018, Konsullata e Përgjithshme Kineze në Rio-de-Zhanejro organizoi një ceremoni për të festuar Ditën e 1-rë Kombëtare të Imigracionit Kinez dhe zbuloi një pllakë përkujtimore për pemët e çajit kinez në Kopshtin Botanik të Rio-de-Zhanejros.
Sergio Besserman, që ishte drejtori i kopshtit botanik asokohe, tha se "kjo pllakë përkujtimore për pemët e çajit ka rëndësi të madhe dhe është një dëshmitare tjetër e historisë së miqësisë mes Brazilit dhe Kinës."(Xu Guang)
VCG