Centrali më i madh termik diellor në Kinë arrin prodhimin rekord
2023-04-11 17:21:01

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Centrali më i madh termik diellor në Kinë, që ndodhet në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme, prodhoi 330 milionë kilovatorë energji elektrike në një periudhë prej 12 muajsh, që përfundoi më 31 mars të këtij viti.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kjo vepër e prodhimit dhe ruajtjes së energjisë termike diellore, e projektuar dhe e ndërtuar nga Kompania e Energjisë së Re e Ndërtimit të Anijeve e Kinës, e kaloi shqyrtimin e pranimit kombëtar në tetor 2021.

Zhu Shengguo, menaxher i përgjithshëm i centralit, vuri në dukje që në tremujorin e parë të këtij viti, kompania zgjidhi një pengesë teknike lidhur me pastrimin e brendshëm të sistemit në dimër, kur prodhimi i energjisë u rrit me 19.5 milionë kilovatorë krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Tani centrali po punon pa pushim e me kapacitet të plotë, duke qenë në gjendje të përmbushë kërkesat për energji elektrike të 300 000 familjeve. Ai mund të sigurojë furnizim të qëndrueshëm me energji dhe mund të shërbejë si mburojë ndaj diellit e erës për ruajtjen dhe restaurimin ekologjik.