Kina synon të vazhdojë të rrisë konsumin
2023-04-11 10:59:23

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina është bërë tregu i dytë më i madh i mallrave të konsumit në botë, si dhe është një treg në zhvillim i nivelit të mesëm dhe të lartë, shkruan “CGTN”.

Në vitin 2022, shitjet totale me pakicë të mallrave të konsumit arritën në 44 trilionë juanë (6.4 trilionë dollarë), me një normë mesatare vjetore rritjeje prej 7.9 për qind në dekadën e kaluar, deklaroi zëvendëskryeministër He Lifeng, si dhe anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, në ceremoninë e hapjes së Ekspozitës së tretë Ndërkombëtare të Produkteve të Konsumit në Kinë, e cila u përurua të hënën në Haikou, në provincën Hainan të Kinës jugore.

Përparësitë e një tregu në shkallë super të madhe janë bërë më të spikatura me fushat e konsumit tradicional dhe ato në zhvillim që po rriten njëkohësisht. Në vitin 2022, shitjet me pakicë të Kinës në internet arritën në 13.8 trilionë juanë (2 trilionë dollarë), duke u renditur e para në botë për 10 vjet rresht, tha ai.

Në vitin 2022, importet e mallrave të konsumit në Kinë arritën në 1.93 trilionë juanë (280.76 miliardë dollarë), një rritje prej 75.8 për qind krahasuar me vitin 2017, sipas He.

“Kina do të fokusohet në rritjen e ofertës së mallrave dhe shërbimeve me cilësi të lartë. Kërkesa e re mund të krijojë ofertë të re dhe anasjelltas. Kina do të fokusohet në cilësinë dhe markën, do të mbështesë ndërmarrjet për të forcuar kërkimin dhe zhvillimin e produkteve, për të inkurajuar mënyra të reja të konsumit, për të ulur barrierat për hyrjen në sektorin e shërbimeve dhe për të optimizuar strukturën e furnizimit të mallrave të konsumit”, shtoi ai. (Fatosi)