Organizata vetërregulluese e industrisë së pagesave kërkon kujdes në përdorimin e “ChatGPT”
2023-04-11 11:31:33

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Organizata vetërregulluese e industrisë së pagesave në Kinë u ka bërë thirrje pjesëmarrësve të industrisë që ta përdorin me kujdes “ChatGPT”, duke paralajmëruar se është shfaqur rreziku i rrjedhjes së të dhënave ndërkufitare, shkruan “China Daily”.

“Rreziqet e përdorimit të “ChatGPT” dhe mjeteve të tjera për të përpunuar përmbajtjen e punës duhet të vlerësohen në mënyrë gjithëpërfshirëse. “ChatGPT” dhe mjetet e tjera duhet të përdoren në përputhje me ligjet dhe rregulloret”,- njoftoi shoqata në një deklaratë të publikuar në llogarinë e saj zyrtare në “WeChat” të hënën.

Lëvizja është e para nga një organ vetërregullues në sektorin financiar të Kinës që publikisht bën thirrje për përmbajtje kur përdoret “ChatGPT”, duke u bashkuar me rregullatorët në një numër në rritje të ekonomive që po i kushtojnë vëmendje çështjeve të sigurisë së të dhënave në lidhje me “ChatGPT”.

Sipas shoqatës, pjesëmarrësit në industrinë e pagesave nuk duhet të ngarkojnë asnjë informacion kyç dhe të ndjeshëm në “ChatGPT”. Një informacion i tillë përfshin dokumente dhe të dhëna konfidenciale të vendit dhe industrisë financiare, materiale dhe të dhëna jo publike të korporatave, informacione për klientët dhe kodet bazë të infrastrukturës së pagesave dhe shlyerjeve. (Fatosi)