Kina, e dyta në botë për fuqinë kompjuterike
2023-04-11 16:28:48

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina renditet e dyta në botë për fuqinë kompjuterike, sipas Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.

Deri në fund të vitit 2022, vlera e përgjithshme e energjisë kompjuterike të vendit arriti në 180EFlops, me një normë rritjeje vjetore prej gati 30 për qind, dhe vlera e përgjithshme e kapacitetit të ruajtjes i kaloi një trilion gigabajtët.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vëllimi i industrisë së fuqisë kompjuterike thelbësore kapi vlerën 1.8 trilion juanë (rreth 0.26 trilion dollarë). Akademia Kineze e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit vlerëson se çdo juan i investuar në fuqinë kompjuterike e rrit me 3 - 4 juanë PBB-në e vendit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Aktualisht, fuqia kompjuterike zbatohet gjerësisht në fusha të tilla si interneti industrial, mjekësia e zgjuar, teknologjia financiare, arsimi në largësi dhe hapësira ajrore.