Ekspertët: Plani i Japonisë për shkarkimin e ujit të ndodur shkel ligjet
2023-04-11 11:03:04

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Përpjekjet e Japonisë për të lëshuar ujin e ndotur nga Fukushima në oqean jo vetëm që do të shkelin ligjin ndërkombëtar, por edhe ligjet e saj të brendshme, deklaroi Yen-Chiang Chang, profesor i studimeve të së drejtës ndërkombëtare në Universitetin Dalian, shkruan “China Daily”.

Akti Bazë i Energjisë Atomike të Japonisë kërkon që kombi të ndjekë standardet ndërkombëtare dhe të garantojë sigurinë gjatë përdorimit të energjisë bërthamore, tha Chang.

Chang renditi 17 raste në të cilat banorët dhe organizatat vendase kishin paditur “Tokyo Electric Power Company”, (TEPCO), dhe qeverinë japoneze në vitin 2017.

Nëntë gjykime parësore gjetën qeverinë japoneze përgjegjëse për asgjësimin e ujërave të ndotura bërthamore. Katër nga këto çështje përfunduan gjykimet e Gjykatës së Lartë, nga të cilat tre e gjetën përgjegjëse qeverinë japoneze.

Ai tha se në qershor 2022, Gjykata e Lartë e Japonisë njoftoi në vendimin e saj përfundimtar për katër padi kolektive të ngritura nga banorët lokalë të Fukushimës se ishte TEPCO, dhe jo qeveria japoneze, ajo që duhej të mbante përgjegjësi. “Që do të thotë se gjyqësori japonez po përpiqet të ndajë qeverinë japoneze nga TEPCO për këtë çështje”, tha ai.

Qeveria japoneze vendosi të lëshojë ujërat e ndotura bërthamore në oqean më 13 prill 2021. (Fatosi)