MPJ-ja: Presidenti brazilian do të vizitojë Kinën
2023-04-11 18:08:06

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zëdhënësi i MPJ-së kineze Wang Wenbin bëri të ditur në një konferencë shtypi të zhvilluar të martën në Pekin se presidenti i Brazilit Luiz Inácio Lula da Silva do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Kinë nga 12 deri më 15 prill.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Wang u shpreh që, pas shërimit nga sëmundja, presidenti brazilian do të drejtojë një delegacion të madh për vizitë shtetërore në Kinë, çka tregon plotësisht se të dy vendet u kushtojnë një rëndësi të madhe kësaj vizite dhe marrëdhënieve dypalëshe.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

 “Pas shtyrjes së vizitës së presidentit brazilian për shkak të sëmundjes, të dyja palët kanë mbajtur lidhje të ngushta mbi vizitën e tij shtetërore. Pas shërimit, presidenti Luiz Inácio Lula da Silva, në krye të një delegacioni të madh, do të bëjë një vizitë shtetërore në Kinë, çka tregon plotësisht që Kina dhe Brazili u kushtojnë rëndësi të madhe si kësaj vizite, ashtu edhe marrëdhënieve dypalëshe. Kina është e gatshme që, bashkë me Brazilin, ta shfrytëzojë këtë vizitë si një rast të mirë për nxitjen e bashkëpunimit miqësor me përfitime të ndërsjella në fusha të ndryshme dhe për t'i dhënë më shumë energji pozitive nxitjes së bashkëpunimit ndërmjet vendeve në zhvillim e përballimit të përbashkët të sfidave globale,” u shpreh zëdhënësi i diplomacisë kineze. (Jiang Lei)