Italia kërkon më shumë bashkëpunim tregtar si vend i ftuar i nderit në CICPE-në e tretë
2023-04-11 17:32:21

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Italia zbuloi pavijonin e vet mbresëlënës në Ekspozitën Ndërkombëtare të Produkteve të Konsumit të Kinës (CICPE), duke synuar shtimin e bashkëpunimit me Kinën.

Si vend i ftuar i nderit i edicionit të këtij viti, që po zhvillohet në rajonin ishullor të Hainan-it, Italia ka ndërtuar një pavijon rreth 1 800 metra katrorë, ndërsa rreth 147 marka italiane marrin pjesë në ekspozitë, të dyja shifrat më tepër se dyfishi i edicionit të vitit të kaluar.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Maria Tripodi, nënsekretare e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italinë, vuri në dukje që ekspozita shënon një fazë të re të hapjes dhe komunikimit ndërkombëtar, duke shprehur shpresën që pjesëmarrësit italianë të mirëpriten nga tregu kinez.

Italia ka krijuar gjithashtu një ndarje të veçantë për Dhomën e Tregtisë Kinë-Itali, me produkte italiane të tilla si bizhuteritë, veshjet, aksesorët dhe makinat e akullores.

Paolo Bazzoni, kryetari i Dhomës së Tregtisë Kinë-Itali, theksoi se Kina ka rëndësi të madhe për kompanitë italiane dhe pjesëmarrja në ekspozitë sjell shumë mundësi për të hyrë në Kinë dhe për të hapur më shumë biznese në tregun e madh kinez.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Që nga nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit për Nismën "Një brez, një rrugë" ndërmjet Kinës dhe Italisë në mars 2019, marrëdhëniet dypalëshe janë forcuar mjaft. Vitin e kaluar, vëllimi i tregtisë ndërmjet Kinës e Italisë arriti 77.9 miliardë dollarë, 5.4 % më shumë se në vitin 2021.

Edicioni i tretë i CICPE-së, që nisi të hënën në kryeqendrën e provincës Hainan, Haikou, do të zgjatë deri më 15 prill. Mbi 3 300 marka marrin pjesë në këtë ekspozitë dhe më tepër se 1 000 produkte do të paraqiten për herë të parë.