Zona e veçantë shëndetësore e Kinës sheh më shumë vizitorë
2023-04-11 10:04:19

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një zonë e veçantë mjekësore në provincën ishullore të Kinës jugore, Hainan, e cila ofron shërbime të turizmit mjekësor të klasit botëror për pacientët vendas dhe ndërkombëtarë, ka përjetuar një rritje të vizitorëve, raportoi “China Daily”.

Në dy muajt e parë të vitit 2023, Zona Pilot e Turizmit Mjekësor Ndërkombëtar Boao Lecheng, zona e parë dhe aktualisht e vetmja zonë mjekësore speciale në Kinë, priti më shumë se 34.000 vizitorë, mbi 37 për qind më shumë në baza vjetore.

E themeluar në vitin 2013, zona ka ngritur një sistem rregullator të pavarur për të optimizuar miratimin, zhdoganimin, përdorimin dhe mbikëqyrjen e pajisjeve mjekësore dhe barnave të importuara dhe ka prezantuar sistemin e saj të sigurimit për të mbushur boshllëkun në sigurimin për barnat e importuara.

“Lecheng është në gjendje të përdorë pajisje mjekësore dhe ilaçe të licencuara jashtë vendit, por jo ende në Kinë, duke u ofruar pacientëve diagnozë dhe trajtim të avancuar të standardeve ndërkombëtare”, citohet të ketë thënë Yan Lukai, një zyrtar i administratës së zonës.

Deri më tani, zona ka prezantuar rreth 300 pajisje mjekësore dhe barna të nevojshme urgjentisht dhe ka vendosur marrëdhënie me afro 80 prodhues të pajisjeve farmaceutike dhe ilaçeve në 18 vende. (Fatosi)