Ekspozita ndërkombëtare e produkteve të konsumit fokusohet në rritjen e konsumit
2023-04-11 10:44:53

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Më shumë se 3300 marka të cilësisë së lartë nga brenda dhe jashtë vendit janë mbledhur në Ekspozitën e tretë Ndërkombëtare të Produkteve të Konsumit në Kinë (CICPE), e cila nisi të hënën në Haikou, kryeqendra e provincës Hainan të Kinës jugore, njofton “Xinhua”.

Ekspozita me temë “Ndani mundësitë e hapura, bashkëkrijoni një jetë më të mirë”, synon të nxisë rikuperimin dhe përmirësimin e konsumit për të ofruar mundësi për kompanitë në mbarë botën për të ndarë tregun kinez.

Më shumë se 1000 produkte nga më shumë se 300 marka do të bëjnë debutimin e tyre në ekspozitën, e cila do të zgjasë deri më 15 prill.

Ministri kinez i Tregtisë, Wang Wentao, deklaroi se ekspozita e këtij viti do të fokusohet në tema të nxehta si konsumi i gjelbër, konsumi i shëndetshëm, konsumi i zgjuar dhe konsumi i modës. Po ashtu do të zhvillohen një sërë aktivitetesh për nxitjen e konsumit.

“Ekspozita synon të forcojë lidhjet midis ekspozuesve dhe blerësve, do të stimulojë vitalitetin e tregut, të rrisë besimin e konsumatorëve dhe të promovojë përmirësimin e konsumit dhe lirimin e mundshëm”, tha Wang.

Ekspozita ka ftuar mbi 2000 blerës nga 35 vende dhe rajone për të marrë pjesë në ngjarje. (Fatosi)