Miratohet fondi për ndërhyrjen emergjente në Urën e Zogut
2023-04-11 10:01:59

Qeveria shqiptare ka miratur fondin prej 57.5 milionë lekësh për ndërhyrjen emergjente në Urën e Zogut, një ndër urat më të vjetra dhe trashëgimi e arkitekturës në vend, shkruan “ATSH”.

Miratimi i projektit u parapri nga vendosja e pajisjeve monitoruese, për të mundësuar të dhënat teknike e shkencore për hartimin e projektit të zbatimit.

Ura e Matit është inauguruar më 26 maj 1927 dhe është projektuar nga inxhinieri zviceran, Erwin Schnitter.

Ura është e ndërtuar me gjashtë harqe, secili nga 54 metra i gjatë. E ndërtuar me çimento dhe hekur në një sistem nga më modernët për ndërtime urash (për atë kohë), edhe sot e kësaj dite nuk e ka humbur bukurinë dhe vlerën. (Fatosi)