Parku Kombëtar i Apolonisë gjendet edhe në “Google Arts & Culture”
2023-04-11 10:34:48

Parku Kombëtar Arkeologjik i Apolonisë gjendet tashmë edhe në “Google Arts & Culture”, platforma më e madhe në internet dedikuar artit dhe kulturës nga e gjithë bota.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në një postim në rrjetet sociale, ku shkruan: “Parku Kombëtar Arkeologjik i Apolonisë, një nga më të bukurit dhe të pasurit në vend, tanimë gjendet edhe në “Google Arts & Culture” nëpërmjet projektit të përbashkët “Roman Emperors and Danube Wine Route””.

Parku arkeologjik i Apolonisë, i shpallur monument kulture nga viti 1948, është një nga parqet më të frekuentuara nga turistët e huaj dhe ata shqiptarë, si një ndër atraksionet turistike më të vizituara në vend, shkruan “ATSH”.

Që prej 2006, qyteti antik i Apolonisë dhe zona përreth janë shpallur Park Arkeologjik Kombëtar. (Fatosi)