Mungesa e fuqisë punëtore zbeh shpresën për rimëkëmbjen e turizmit në Vietnam
2023-04-11 10:47:56

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Operatorët vietnamezë të turizmit po hasin vështirësi të rekrutojnë punëtorë të mjaftueshëm, për të përballuar kërkesën e madhe të turistëve që po kthehen pas viteve të vështira të Covid-19, raportuan mediat lokale, citon “Xinhua”.

Sektori i turizmit të Vietnamit është ndër më të goditurit në botë pasi vendi pa pothuajse një të tretën e të gjitha humbjeve të vendeve të punës në industri, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës.

Sektori i turizmit aktualisht ka nevojë për më shumë se 485.000 punëtorë për të drejtuar të paktën 70 për qind të kapacitetit të tij të plotë, tha Cao Thi Ngoc Lan, nënkryetare e Shoqatës së Turizmit të Vietnamit.

Numri i punëtorëve në industri parashikohet të rritet në 800.000 deri në vitin 2025 dhe në 1 milion deri në vitin 2030, duke rezultuar në mesatarisht 60.000 vende të lira pune çdo vit, shtoi ajo.

Sipas Zyrës së Përgjithshme të Statistikave, turizmi i Vietnamit arriti kulmin në vitin 2019, kur vendi priti 18 milionë të ardhur ndërkombëtarë, duke fituar më shumë se 30.2 miliardë dollarë amerikanë.

Për të stimuluar turizmin për të nxitur rritjen ekonomike, qeveria ka miratuar së fundi një plan për të hequr kërkesat për viza turistike për më shumë vende dhe për të lejuar një kohëzgjatje qëndrimi për udhëtarët ndërkombëtarë.

Vietnami synon të presë këtë vit rreth 8 milionë turistë, duke fituar rreth 27 miliardë dollarë të ardhura. (Fatosi)