Automjetet me energji të re krijojnë platforma të reja bashkëpunimi
2023-04-11 10:14:43

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të dhënat nga Shoqata Kineze e Prodhuesve të Automobilave kanë treguar se prodhimi dhe shitjet e automjeteve me energji të re në Kinë patën rritje të lartë vitin e kaluar, shkruan “Xinhua”. Ato arritën përkatësisht në rreth 7.06 milionë dhe 6.89 milionë, duke u rritur 96.9 për qind dhe 93.4 për qind në baza vjetore.

“Sunwoda Electric Vehicle Battery Co., Ltd.”, me bazë në Shenzhen, mori një porosi nga “Volvo Cars” vitin e kaluar për të furnizuar prodhuesin e automjeteve me produkte të baterive.

Më parë, “Sunwoda” kishte marrë një porosi për prodhimin e baterive të energjisë për aleancën “Nissan-Renault” dhe u bë një furnizues për prodhuesin gjerman të automjeteve “Volkswagen”.

Automjetet me energji të re dominuan diskutimet mes pjesëmarrësve gjatë Forumit Ekonomik Sino-Gjerman të mbajtur më 29 mars në Shenzhen.

Dong Juntian, partner i “Porsche Consulting Ltd.” në Shangai, tha se kur kompanitë kineze hyjnë në tregun europian, ato mund të sjellin partnerët e tyre në zinxhirin e furnizimit të Kinës në Europë, veçanërisht ata në industrinë e baterive.

Një dekadë më parë, bashkëpunimi midis Kinës dhe Gjermanisë ishte përcaktuar qartë, pasi Gjermania ofronte teknologji dhe Kina siguronte prodhimin. (Fatosi)