Sektori i aviacionit civil në Kinë regjistroi rritje të qëndrueshme në mars
2023-04-10 10:45:48

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sektori i aviacionit civil në Kinë regjistroi rritje të qëndrueshme në mars, tregoi një raport i industrisë, njofton “Xinhua”.

Muajin e kaluar, fluturimet e brendshme ditore arritën mesatarisht në rreth 11.657, duke u rritur me 133.52 për qind në baza vjetore, sipas një raporti të publikuar nga “VariFlight”, një ofrues i shërbimit të të dhënave të aviacionit civil me bazë në Kinë.

Shifra gjithashtu përfaqësonte një rritje prej 3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Numri mesatar i fluturimeve ndërkombëtare ditore ishte rreth 589, me një rritje prej 43.07 për qind krahasuar me nivelin e regjistruar në shkurt.

Ndër aeroportet me një qarkullim vjetor të pasagjerëve prej më shumë se 10 milionë njerëz, Aeroporti Ndërkombëtar Guangzhou Baiyun në provincën Guangdong të Kinës jugore trajtoi numrin më të madh të fluturimeve muajin e kaluar, ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar i Shangait Pudong trajtoi më së shumti fluturime ndërkombëtare, sipas raportit. (Fatosi)