Rreth 140 mijë persona në Shqipëri me aftësi të kufizuara
2023-04-10 10:59:25

Në Shqipëri, rreh 140 mijë persona janë me aftësi të kufizuara. Raporti i parë i monitorimit të Planit Kombëtar të Veprimit për personat me aftësi të kufizuar për periudhën 5-vjeçare 2021-2025, zbulon se në Shqipëri vetëm gjysma e personave me aftësi të kufizuar arrijnë të marrin ndihmë financiare, citon “RTSH” Elivar Golemin, eksperte dhe autore e raportit të prodhuar si sipërmarrje e “Down Syndrome Albania”.

Sipas saj, janë vetëm 5% e popullatës apo rreth 70 mijë persona me aftësi të kufizuar që marrin ndihmën. Ajo theksoi se një tjetër zbulim i këtij raporti është fakti se buxheti afatmesëm për këtë kategori ka vënë në dispozicion 5% më pak fonde.

“Këta persona kanë nevojë edhe për një kujdestar, por vetëm 25-26% e personave me aftësi të kufizuar përfitojnë pagesë dhe për kujdestari”, u shpreh ekspertja Golemi, autorja e raportit.

Që në 2019 në vend është aplikuar një formë e re vlerësimi për personat me aftësi të kufizuar që përfitojnë pagesa të posaçme, me qëllim shmangien e abuzimeve. (Fatosi)