“Airbus” shpall qendrën e re të shërbimeve në Kinë si një premtim të madh investimi
2023-04-10 10:05:45

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjiganti francez i aviacionit “Airbus” ka zbuluar planet për një qendër të re të madhe shërbimi në Kinën jugperëndimore.

Ndërtimi tashmë është duke u zhvilluar në një vend afër qytetit Chengdu.

Sipas “Airbus”, kur të përfundojë, qendra sa madhësia e 88 fushave të futbollit, do t'i shërbejë një sërë avionëve më të mirë civilë në botë.

Shefi ekzekutiv i “Airbus”, Guillaume Faury, shoqëroi presidentin francez Emmanuel Macron në një udhëtim në Kinë si pjesë e një delegacioni tregtar.

Në një intervistë ekskluzive për “CGTN”, Faury tha se zhvillimi është pjesë e planeve më të gjera të investimeve në Kinë.

“Kemi një bashkëpunim shumë të mirë me disa partnerë të sektorit të aviacionit. Kjo ka qenë e dobishme për “Airbus””, tha ai.

Kur të përfundojë qendra do të ketë kapacitet për të shërbyer mbi një qind avionë komercialë në çdo kohë, duke përfshirë avionin komercial më të madh në botë A380.

Me rreth 30 për qind të të gjitha materialeve të riciklueshme të avionëve, zv.drejtori i “Airbus China” për Strategjinë dhe Zhvillimin e Shërbimit, Hu Yongdong, tha se duhet siguruar që të jetë një rritje e qëndrueshme, si nga ana mjedisore, ashtu edhe nga ana financiare për të gjitha palët. (Fatosi)