Parashikimi i tregut të të dhënave të mëdha të Kinës pritet të mbulojë 8% të totalit botëror deri në vitin 2026
2023-04-10 09:57:58

Foto nga VCG
Tregu i të dhënave të mëdha të Kinës pritet të përbëjë pothuajse 8 për qind të totalit botëror në vitin 2026, sipas një raporti nga firma globale e kërkimit të tregut “International Data Corporation” (IDC), njofton “CGTN”.
I nxitur nga zhvillimi ekonomik i vendit dhe transformimi digjital, tregu i të dhënave të mëdha të Kinës pati një vlerësim prej 17 miliardë dollarësh investime në teknologjinë e informacionit në vitin 2022, thuhet në raport.
Qeveritë, bankat, shërbimet profesionale dhe telekomunikacioni përbënin mbi 60 për qind të shpenzimeve totale në tregun e të dhënave të mëdha, thuhet në raport. (Fatosi)
Lajmet Kryesore
