CMG-ja: Ndryshimet në Lindjen e Mesme pas dorështrëngimit Arabi Saudite-Iran
2023-04-10 18:15:53

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Më 10 prill u mbush plot një muaj nga fillimi i dialogut ndërmjet Arabisë Saudite dhe Iranit. Gjatë kësaj periudhe, ka pasur pothuajse çdo ditë lajme të mira në Lindjen e Mesme. Lëvizjet, shtrëngimet e duarve e bisedimet janë në rritje dhe në Lindjen e Mesme po përshpejtohet “vala e pajtimit”, thuhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës.

 

Më 8 prill, një delegacion diplomatik i Arabisë Saudite mbërriti në kryeqytetin e Iranit Teheran dhe dy palët zhvilluan diskutime për rihapjen e ambasadave. Më parë, ministrat e Jashtëm të të dy vendeve patën takim në Pekin, ku u deklarua rivendosja e marrëdhënieve diplomatike. Arabia Saudite dhe Irani kanë bërë përparim të pandërprerë në rrugën e zbutjes së marrëdhënieve sipas programit dhe afateve të vendosura në Pekin, duke treguar sinqeritetin për pajtim me veprime konkrete.

 

Arabia Saudite dhe Irani janë vende të mëdha në Lindjen e Mesme dhe kanë pasur mosmarrëveshje historike. Ndërsa tani, me nxitjen e palës kineze, ato kanë arritur konsensus, duke u bërë një shembull i rëndësishëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet dialogut. Gjatë muajit të fundit, vendet e këtij rajoni kanë bërë më shumë lëvizje e bisedime dhe prirja e zbutjes është rritur në mënyrë të dukshme, vijon komenti.

 

Me pajtimin e Arabisë Saudite dhe Iranit, edhe Jemeni gjendet përpara rastit të rëndësishëm të arritjes së paqes. Nëse mund të ketë përparime thelbësore, ky do të bëhet një shembull i ri i suksesshëm që vendet e Lindjes së Mesme mund t'i zgjidhin vetë kontradiktat e brendshme me dialog dhe konsultime.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Përveç kësaj, edhe Siria ka pasur shkëmbime pozitive me vendet e rajonit. Muajin e kaluar, Arabia Saudite dhe Siria arritën konsensus për rihapjen e ambasadave të njëra-tjetrës. Kjo do të thotë që Siria mund të rikthehet në bashkësinë e madhe arabe. Një sinjal pozitiv është që presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe u shpreh qartë në takimin me homologun sirian që “është koha që t'ju marrim prapë në gjirin e familjes arabe”.

 

Edhe Turqia e Egjipti kanë pasur mëkëmbje pozitive në marrëdhëniet dypalëshe. Në mars, kryediplomatët e të dy  vendeve u takuan në Kajro, duke shënuar herën e parë që Turqia dërgon një zyrtar në rang ministri për të vizituar Egjiptin në dhjetë vjetët e fundit. Të dy palët deklaruan që në një kohë të përshtatshme, do të rivendosin marrëdhëniet dypalëshe në rang ambasadorësh.

 

Gjendja e Lindjes së Mesme është e ndërlikuar dhe këto pajtime janë arritur me vështirësi. Analistët janë të mendimit kryesisht që kjo është arritur me nxitjen e përbashkët të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm.

 

Nga perspektiva e brendshme, popujt në këtë rajon kanë vuajtur nga luftërat dhe kanë dëshirë për paqe. Nga perspektiva e jashtme, vitet e fundit, ShBA-ja ka përshpejtuar "tërheqjen" nga Lindja e Mesme dhe i kushton vëmendje vazhdimisht Azi-Paqësorit.

 

Në këtë proces, Kina me qëndrimin e saj të moskërkimit të interesave vetjakë dhe të moskrijimit të grupeve të vogla ka fituar besimin e Lindjes së Mesme. Nisma e Sigurisë Globale e paraqitur nga Kina është mirëpritur nga vendet e Lindjes së Mesme dhe bashkësia ndërkombëtare.

 

Drejtori i Institutit "Kissinger" për Marrëdhëniet Kinë-ShBA pranë Qendrës "Wilson" të ShBA-së, Robert Daly, është i mendimit që Kina në mënyrë të hapur dhe të vendosur ka punuar për shumë vjet dhe ka arritur objektivin e pajtimit mes Arabisë Saudite dhe Iranit. Gazeta "The Wall Street Journal" njoftoi që suksesi i ndërmjetësimit nga Kina simbolizon që në Lindjen e Mesme ka filluar një epokë e re.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në fund të fundit, Kina ka ndjekur prirjen e madhe të Lindjes së Mesme për paqe dhe zhvillim. Henri Kissinger ka thënë që “prirja” është një koncept i veçantë në politikën kineze dhe përgjegjësia e politikanëve është që të përcaktojnë se ku ndodhet kjo "prirje". Është e qartë që Kina në mënyrë të saktë e ka kuptuar prirjen e madhe të Lindjes së Mesme e të botës për paqe dhe zhvillim.

 

Në "valën e pajtimeve", Kina do të vazhdojë të bëhet nxitëse e paqes dhe e qëndrueshmërisë në Lindjen e Mesme, bashkëpunëtore për zhvillim e lulëzim dhe promovuese e bashkimit dhe e vetëforcimit. Njerëzit kanë besim që një hap i vogël pajtimi Arabi Saudite-Iran është një hap i madh i njerëzimit që kalon konfliktet dhe realizon pajtimin, e mbyll komentin Grupi Mediatik i Kinës. (Jiang Lei)