Raporti: Tregu i inteligjencës artificiale në Kinë në 26 miliardë dollarë në vitin 2026
2023-04-10 10:22:27

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vlera e tregut të inteligjencës artificiale në Kinë pritet të arrijë në 26.44 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2026, tregoi një raport i industrisë, shkruan “Xinhua”.

Shpenzimet e tregut të inteligjencës artificiale parashikohet të arrijnë në 14.75 miliardë dollarë gjatë këtij viti, duke përbërë rreth 10 për qind të totalit botëror, thuhet në një raport nga firma globale e kërkimit të tregut “International Data Corporation” (IDC).

Raporti parashikon që norma vjetore e përbërë e rritjes së tregut të inteligjencës artificiale të Kinës të kapërcejë 20 për qind gjatë periudhës 2021-2026.

Duke shprehur optimizëm për zgjerimin afatgjatë të tregut të inteligjencës artificiale të Kinës, “IDC” thekson rëndësinë e inovacionit dhe përmirësimit të teknologjisë së inteligjencës artificiale në promovimin e uljes më të mirë të skenarëve të aplikacioneve.

Sipas “IDC”, entuziazmi i ndërmarrjeve për transformimin digjital do të stimulojë gjithashtu kërkesën e larmishme në tregun kinez. (Fatosi)