Kina: Veprimet separatiste për “pavarësinë e Tajvanit”, rreziku më i madh ndaj paqes
2023-04-10 20:44:57

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Veprimet separatiste të "pavarësisë së Tajvanit" dhe mbështetja e forcave të jashtme ndaj tyre përbëjnë "rrezikun më të madh" për paqen në ngushticën e Tajvanit, tha të hënën Ministria e Jashtme e Kinës.

 

Veprimet për "pavarësinë e Tajvanit" janë të papajtueshme me paqen e qëndrueshmërinë në të dy brigjet e ngushticës së Tajvanit "si zjarri me ujin", u shpreh në një konferencë shtypi në Pekin zëdhënësi i MPJ-së kineze Wang Wenbin, në përgjigje të pyetjeve për stërvitjet ushtarake rreth ishullit të Tajvanit.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

"Për të ruajtur paqen dhe qëndrueshmërinë në ngushticën e Tajvanit, duhet të kundërshtojmë në mënyrë të vendosur të gjitha format e veprimeve separatiste për 'pavarësinë e Tajvanit'," tha Wang.

 

Komanda e Zonës Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës njoftoi të shtunën nisjen e patrullimit të gatishmërisë luftarake dhe stërvitjeve ushtarake rreth ishullit Tajvan.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zëdhënësi i komandës Shi Yi u shpreh që operacionet përkatëse nga e shtuna deri të hënën janë një paralajmërim serioz kundër lidhjes mes forcave separatiste që kërkojnë "pavarësinë e Tajvanit" dhe forcave të jashtme, si edhe kundër veprimtarive të tyre provokuese.