ShBA-ja e pranon se duhej t'i tërhiqte më parë trupat nga Afganistani
2023-04-10 14:20:10

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gazeta amerikane "The New York Times" njoftoi të enjten se ShBA-ja ka pranuar që duhej t'i tërhiqte trupat nga Afganistani më parë sesa përfundimi i luftës në vitin 2021. Në njoftim thuhet se në gusht të vitit 2021, presidenti Joe Biden vendosi të përfundojë luftën që zgjati për 20 vjet, duke shkaktuar rënien e shpejtë të qeverisë e të trupave afgane dhe vdekjen e shumë ushtarëve e civilëve. Gjatë tërheqjes së zyrtarëve amerikanë nga aeroporti ndërkombëtar i Kabulit, nga një sulm vetëvrasës me bombë në këtë aeroport u vranë  mbi 170 civilë dhe 13 ushtarë amerikanë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Kirby u shpreh se, për sa u përket të dhënave informative, "është e dukshme që nuk kemi bërë një punë të mirë." Ai mohoi që tërheqja e trupave ishte arbitrare dhe u shpreh se gjatë tërheqjes, nuk pa asnjë rrëmujë në Kabul. (Fani)