SUEZ do të investojë më shumë në tregun e gjelbër
2023-04-10 10:59:11

Qeveria kineze i ka dhënë përparësi nismave mjedisore në vend. Falë këtyre politikave Grupi francez i zgjidhjeve mjedisore Suez po përgatitet të rritë investimet e tij në Kinë. Deri më sot, SUEZ ka ndërtuar më shumë se 400 impiante të trajtimit të ujit dhe ujërave të zeza në Kinë, duke ofruar shërbime të ujit të pijshëm dhe mbetjeve për mbi 25 milionë njerëz. Në kuadër të vizitës së presidentit francez Macron në Pekin, të enjten e kaluar ky grup ka nënshkruar një marrëveshje për zgjerimin e veprimtarisë së tij pro mjedisit në Kinë.

SUEZ Group, një ofrues francez i zgjidhjeve mjedisore, do të investojë më shumë në tregun e menaxhimit të ujit dhe mbetjeve të Kinës, falë prioritetit që qeveria kineze po i jep nismave mjedisore, tha një zyrtar i lartë i kompanisë.

SUEZ Group gjatë një ekspozite në Shenzhen të provincës Guangdong./China Daily

"Ne presim që të ardhurat nga tregu kinez të vazhdojnë të rriten gjatë periudhës 2023-2027, pasi politikëbërësit kryesorë të Kinës kanë siguruar përpjekje më të mëdha për të tërhequr kapitalin e huaj, për të zgjeruar aksesin në treg dhe për të promovuar hapjen e mëtejshme të industrive moderne të shërbimit," tha Sabrina Soussan,  CEO e SUEZ, në një intervistë në Pekin të enjten.

“Ne shohim potencial të madh biznesi në vend, një treg kyç për të ardhmen e grupit tonë dhe planet tona të rritjes. Pas 50 vitesh në Kinë, gjatë të cilave ndihmuam kalimin e vendit në një ekonomi me karbon të ulët, ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerë vendas  dhe të zhvillojmë një partneritet strategjik afatgjatë në Kinë."

Në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin të enjten, kompania nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me partnerët e saj kinezë Wanhua Chemical Group dhe China Railway Shanghai Engineering Bureau Group për një projekt të shkripëzimit të ujit të detit në rrethin Penglai të qytetit Yantai në provincën Shandong.

Projekti i ri zgjeron fushën e bashkëpunimit të SUEZ me Wanhua-n dhe shton ambicien e tre partnerëve për të ndërtuar një ekosistem industrial të gjelbër për zhvillim të qëndrueshëm.  Ai gjithashtu do të forcojë angazhimin e SUEZ ndaj tranzicionit ekologjik të Kinës, tha ai.

Soussan tha se Kina do të mbetet një nga zonat më të larta të rritjes për SUEZ, nëse jo e para.

"Kina është tashmë një nga tregjet tona të rritjes më të fortë dhe ne synojmë të rritemi edhe më shpejt në sektorët e menaxhimit të ujit dhe mbetjeve në vend përmes partneriteteve me ndërmarrjet lokale," tha ajo.

Norma mesatare e qëndrueshme e rritjes së Kinës prej 5.2 përqind gjatë pesë viteve të fundit tregon se bazat afatgjata të ekonomisë mbeten të forta.  “Rritja e parashikuar prej 5 për qind për vitin 2023 sinjalizon gjithashtu përmirësim të përgjithshëm të ekonomisë dhe një kthim në normën e saj të mundshme të rritjes”, tha ajo.

"Ne mund të shohim se axhenda mjedisore është prioriteti në vend me përparim të konsiderueshëm në sektorët mjedisorë dhe ekologjikë në vitet e fundit. SUEZ është i përkushtuar të rrisë më tej investimet si dhe të zgjerojë biznesin e tij ekzistues në sektorët e menaxhimit të ujit, mbetjeve dhe energjisë  në Kinë këtë vit dhe në vitet në vijim”, u shpreh ajo.

Lin Boqiang, kreu i Institutit Kinez për Studime në Politikat e Energjisë në Universitetin Xiamen, tha se ndërsa qeveria kineze ka vazhduar t'i japë përparësi mbrojtjes së mjedisit, ka pasur dhe do të ketë mundësi masive rritjeje për kompanitë e huaja.

Besohet se mundësitë që dalin nga sektori mjedisor i Kinës do të ofrojnë perspektiva të shkëlqyera për kompanitë e huaja për të kontribuar në teknologjinë dhe ekspertizën e tyre, tha ai.

Deri më sot, SUEZ ka ndërtuar më shumë se 400 impiante të trajtimit të ujit dhe ujërave të zeza në Kinë, duke ofruar shërbime të ujit të pijshëm dhe mbetjeve për mbi 25 milionë njerëz.

Projekti i ri i kompanisë për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme, në partneritet me Shanghai Chemical Industry Park dhe Shanghai Automotive Industry Corp, do të vihet në punë rreth qershorit ose korrikut, tha ai.