
Foto nga VCG
Njerëzit e infektuar nga virusi Covid-19 mund të kenë futur koronavirusin e ri te kafshët e ndjeshme në tregun e ushqimeve të detit Huanan në Wuhan, provincën Hubei, ku u raportuan rastet e para me Covid-19, thanë studiuesit kinezë, njofton “China Daily”.
Revista “Nature” publikoi javën e kaluar një analizë gjenomi të tamponëve të mbledhur në treg nga janari deri në mars 2020. Të dhënat përmbanin mbi 1300 mostra të mbledhura nga mjedisi dhe kafshët e pranishme.
Tong Yigang, dekan i Kolegjit të Shkencës dhe Teknologjisë së Jetës në Universitetin e Teknologjisë Kimike të Pekinit, tha në një konferencë për shtyp se asnjë mostër e grumbulluar nga kafshët nuk kishte rezultuar pozitive për koronavirusin e ri, por 73 mostra nga mjedisi ishin pozitive.
Pas analizave të mëtejshme, studiuesit zbuluan se sekuenca gjenetike virale nga mostra mjedisore ishte pothuajse identike me ato të mbledhura nga pacientët e hershëm.
“Këto gjetje sugjerojnë se virusi u prezantua në treg nga transportuesit njerëzorë”,- tha Tong, duke shtuar se nuk ka asnjë provë përfundimtare që virusi Covid-19 ta kishte origjinën nga një ngjarje e përhapjes nga kafsha te njeriu. (Fatosi)
