Kinë, ndërmarrjet e mesme dhe të vogla njohin rigjallërim në tremujorin e parë
2023-04-10 14:34:31

Një tregues për funksionimin e shëndetshëm të ndërmarrjeve të mesme e të vogla kineze u rrit ndjeshëm në tremujorin e parë të këtij viti, me mbështetjen e një pakete masash stimuluese.

Foto:VCG

Foto:VCG

Treguesi i Zhvillimit të Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla, i llogaritur mbi bazën e një sondazhi të kryer me 3000 ndërmarrje të tilla, u shtua 1.3 pikë, duke arritur në 89.3 në tremujorin e parë të këtij viti e duke shënuar rritjen më të madhe që nga tremujori i katërt i  vitit 2020, sipas rezultateve të publikuara të dielën nga Shoqata e Ndërmarrjeve të Mesme e të Vogla e Kinës (CASME).

Shifrat e tetë industrive të përfshira në sondazh u rritën në tre muajt e parë të sivjetshëm, ndër të cilat sektorët e akomodimit dhe të ofrimit të ushqimit, të transportit dhe programeve kompjuterike shënuan përparim më të dukshëm. Gjithashtu, tetë nëntregues u rritën në të njëjtën kohë, si efektshmëria e biznesit, tregu dhe funksionimi.

Lidhur me këtë, sekretari i përgjithshëm i CASME-s Xie Jiu shpreh se përmirësimi në tremujorin e parë erdhi për shkak të rigjallërimit gradual të prodhimit dhe të mbështetjes më të fortë me politika.

Foto:VCG

Foto:VCG

Sondazhi i bërë nga kjo shoqatë tregoi njëkohësisht se, që nga gjyma e dytë të vitit të kaluar, Kina ka shtuar investimet në projektet kryesore, gjë që solli mundësi të reja zhvillimi për ndërmarrjet e mesme e të vogla në zinxhirin industrial, duke forcuar besimin e tyre.(Zhang Yan/Artan)