Raporti: Shpenzimet e tregut të AI-së të Kinës, 10 % të vëllimit të përgjithshëm botëror më 2023
2023-04-10 16:35:40

Foto: IDC-ja vlerëson që rritja vjetore e tregut të AI-së të Kinës do ta kalojë 20 për qind gjatë periudhës 2021-2026. / CFP

Shpenzimet në industrinë e inteligjencës artificiale (AI) të Kinës parashikohet të arrijnë në 14.75 miliardë dollarë sivjet, duke zënë rreth 10 për qind të vëllimit të përgjithshëm botëror, sipas një raporti të fundit nga Korporata Ndërkombëtare e të Dhënave (IDC), një firmë e studimit të tregut global.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

IDC-ja vlerëson që rritja vjetore e tregut të AI-së të Kinës do ta kalojë 20 për qind gjatë periudhës 2021-2026, duke thënë se vlera e tregut kinez të AI-së pritet të arrijë në 26.44 miliardë dollarë në vitin 2026.

Kjo firmë është optimiste rreth zgjerimit afatgjatë të tregut të AI-së të Kinës, duke theksuar rëndësinë e inovacionit dhe përmirësimit të teknologjisë së AI-së në nxitjen e zbatimit më të mirë të skenarëve të aplikimit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Entuziazmi i ndërmarrjeve për transformimin digjital do të stimulojë gjithashtu kërkesën e larmishme në tregun kinez, theksoi IDC-ja.