Bilanci i kredive në Shangai shënoi rritje në fund të shkurtit
2023-04-09 12:04:49

foto: VCG

foto: VCG

Bilanci i kredive në Shangai, duke përfshirë të gjitha monedhat, qëndroi në 10.66 trilionë juanë (rreth 1.55 trilion dollarë amerikanë) në fund të shkurtit, me një rritje prej 7.7 për qind në baza vjetore, citon “Xinhua” të dhënat zyrtare nga Zyra Qendrore e Bankës Popullore të Kinës.

Bilanci i kredive në monedhën vendase në Shangai arriti në 10 trilionë juanë në fund të shkurtit, 9.7 për qind më shumë se një vit më parë.

Bilanci i kredisë në valutë rezultoi në 94.2 miliardë dollarë në fund të shkurtit, me një rënie prej 23.1 për qind në baza vjetore.

Në fund të shkurtit, bilanci i depozitave të Shangait u rrit me 9.6 për qind nga një vit më parë në 19.22 trilionë juanë