Rriten eksportet e prodhimeve të fermave në Kinë
2023-04-09 11:56:17

foto: VCG

Tregtia e jashtme e produkteve bujqësore të Kinës regjistroi rritje të qëndrueshme në dy muajt e parë të vitit, tregojnë të dhënat zyrtare nga Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale, citon “Xinhua”.

Gjatë kësaj periudhe, importet dhe eksportet totale të vendit të prodhimeve bujqësore qëndruan në 54.16 miliardë dollarë amerikanë, duke u rritur me 9 për qind në baza vjetore.

Importet bujqësore të Kinës u rritën me 11.6 për qind në baza vjetore në 39.62 miliardë dollarë në periudhën janar-shkurt.

Eksportet e produkteve bujqësore të vendit u rritën me 2.3 për qind nga e njëjta periudhë e vitit 2022 në 14.55 miliardë dollarë gjatë së njëjtës periudhë.