Ekspertët kinezë hedhin poshtë “fshehjen” e informacionit të rasteve të koronavirusit
2023-04-09 12:18:30

foto: VCG

foto: VCG

Pretendimi se Kina ka fshehur informacione për rastet e hershme të koronavirusit nuk është i vërtetë, tha Zhou Lei, një studiues nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e Kinës (CDC), në një konferencë për shtyp të shtunën.

Raporti i përbashkët i studimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë - Kinë është miratuar gjerësisht që kur u publikua, përfshirë nga OBSh-ja, tha Zhou.

OBSh-ja duhet të shmangë përdorimin nga disa vende për të politizuar gjurmimin e origjinës së COVID-19, tha Shen Hongbing, kreu i CDC-së së Kinës.

"Disa zyrtarë dhe ekspertë kohët e fundit kanë bërë komente të papërgjegjshme, duke mohuar rezultatet e hulumtimit të kaluar," - tha Shen në konferencën për shtyp. "Ato nuk ishin shkencore dhe ishin ofendime të vrazhda të shkencëtarëve ndërkombëtarë që morën pjesë në hulumtim".

"Ky është politizimi i gjurmimit të origjinës së COVID-19 dhe nuk është i tolerueshëm nga shkencëtarët në Kinë dhe në botë." - shtoi ai.

Kina ftoi OBSh-në të kryente hetime për gjurmimin e origjinës në Wuhan në vitin 2021. Ekipi i përbashkët i ekspertëve OBSh-Kinë publikoi një raport duke thënë se transmetimi përmes një pritësi ndërmjetës ishte "shumë i mundshëm" të ishte shkaktari, ndërsa një aksident laboratori ishte "jashtëzakonisht i pamundur ".

Pas përfundimit të hetimeve, Kina vazhdoi të kërkonte origjinën nga këndvështrime të ndryshme dhe ndau përparimin me komunitetin ndërkombëtar përmes raporteve dhe publikimeve, sipas Shenit.

"Disa njerëz po përpiqen të politizojnë punën e gjurmimit të origjinës dhe të njollosin Kinën." - tha ai. "Por komuniteti shkencor nuk do të mashtrohet nga manipulimet e tyre të ngathëta." (Zhan Dian/Edmond Laçi)