Komanda e Teatrit Lindor e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës nis stërvitjet ushtarake rreth ishullit Tajvan
2023-04-08 16:28:51

Komanda e Teatrit Lindor e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës filloi të shtunën patrullimet e gatishmërisë luftarake dhe stërvitjet ushtarake rreth ngushticave të Tajvanit, në veri dhe në jug të ishullit, si dhe në hapësirën ajrore dhe detare në lindje të Tajvanit, tha të shtunën koloneli i lartë Shi Yi, zëdhënës i Qendrës së Stërvitjes Luftarake të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës.

Operacioni është një paralajmërim serioz kundër provokimeve nga forcat separatiste të "pavarësisë së Tajvanit" dhe forcat e jashtme dhe një veprim i domosdoshëm për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial, tha zëdhënësi.

Operacioni do të zgjasë deri të hënën.