Shitjet e “GM China” kanë rënë me 25 për qind në tremujorin e parë
2023-04-08 15:06:19

foto: VCG

foto: VCG

“General Motors Co” (GM) dhe sipërmarrjet e saj të përbashkëta në Kinë shitën 462.000 automjete në Kinë në tremujorin e parë të këtij viti, 25 për qind më pak në baza vjetore, citon “Xinhua” të dhënat e publikuara nga “The Detroit News”.

Të gjitha markat “GM” regjistruan rënie të shitjeve në tremujorin e parë. Shitjet e markës “Buick” ranë me 35 për qind, “Chevrolet” 34 për qind, “Cadillac” 32 për qind, “Wuling” 13 për qind dhe “Baojun” 87 për qind.

Prodhuesi amerikan i automjeteve ia atribuoi rënien e shitjeve uljes së taksave për shitjet e automjeteve dhe përfundimit të subvencioneve të automjeteve elektrike. Megjithatë, kompania planifikon të sjellë më shumë se 20 modele të reja dhe të rifreskuara në Kinë këtë vit, një e treta e të cilave do të jetë elektrike.

Më parë, “GM” raportoi një rritje prej 17.6 për qind në baza vjetore në shitjet e saj në SHBA në tremujorin e parë.