Teksas, nxënësit protestojnë në rrugë kundër dhunës nga armët e zjarrit
2023-04-07 12:56:27

Sipas njoftimit të televizionit amerikan ABC, shumë nxënës të qytetit Uvalde në Teksas të ShBA-së protestuan të mërkurën në rrugë kundër dhunës me armë  zjarri, duke shprehur zemëratën për nxënësit dhe mësuesit që humbën jetën gjatë sulmit të vjetshëm me armë zjarri në një shkollë të këtij qyteti. Një nxënës u ankua se “çdo ditë kam frikë se do të vdes”.

Foto: Screenshot nga siti i ABC News-it

Foto: Screenshot nga siti i ABC News-it

Pjesëmarrësit në protesta përfshinin nxënës të shkollave 9-vjeçare e të mesme. Ata marshuan nga shkollat e tyre deri në një shesh të qytetit, duke i kërkuar qeverisë të bëjë ndryshime në kontrollin e armëve të zjarrit. Në këtë shesh gjendet një përmendore e viktimave të sulmit të vjetshëm. Nxënësit kritikuan edhe politikanët që kundërshtojnë kontrollin e armëve, duke e bërë dhunën prej armëve të zjarrit arsyen kryesore të humbjes së jetës së fëmijëve.