Kryeministri kinez vlerëson ecurinë e marrëdhënieve kino-franceze
2023-04-07 11:54:09

Marrëdhëniet kino-franceze kanë njohur një zhvillim të qëndrueshëm e të shëndetshëm dhe kanë sjellë qëndrueshmëri e siguri në një botë të luhatshme e të ndërlidhur, tha të enjten kryeministri kinez Li Qiang gjatë takimit në Pekin me presidentin francez Emmanuel Macron.

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

"Kina është e gatshme të punojë me Francën për të zbatuar konsensusin e rëndësishëm të arritur nga dy krerët e shtetit, për ta ngritur partneritetin e gjithanshëm strategjik dypalësh në një nivel më të lartë dhe për t'iu përmbajtur aspiratave origjinale të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike: pavarësi, mirëkuptim i ndërsjellë, vizion dhe përfitime të përbashkëta," u shpreh ai.

Li theksoi më tej se Kina është e gatshme të ndajë mundësitë që krijon zhvillimi i saj me Francën dhe mirëpret më shumë prodhime, teknologji dhe shërbime cilësore franceze në tregun kinez. Ai shtoi që Kina shpreson se Franca do ta mbajë tregun e saj të hapur dhe do të ofrojë një mjedis të drejtë e jodiskriminues biznesi për ndërmarrjet kineze.

Macron-i tha se Franca mbështet zhvillimin e Kinës dhe është e gatshme të rikthejë hovin e shkëmbimeve parapandemike me Kinën.

Ai shprehu gjithashtu vullnetin për të forcuar bashkëpunimin me Kinën në ekonomi e tregti, bujqësi, aviacion, financa, energjinë bërthamore, risi, turizëm e kulturë në një mënyrë të hapur.(Artan)