Ministri i Jashtëm: Hungaria nuk dëshiron që NATO të bëhet bllok kundër Kinës
2023-04-07 14:53:42

Hungaria (Foto Xinhua)

Hungaria (Foto Xinhua)

Qeveria e Hungarisë nuk dëshiron që NATO të bëhet një bllok kundër Kinës. Deklarata u bë nga ministri i Jashtëm, Peter Szijjarto, të mërkurën, në mbyllje të një takimi të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel.

Sipas tij, në vend të rivalitetit, nevojitet bashkëpunim reciprokisht i dobishëm, citon “Xinhua”.

Sipas Szijjarto, marrëdhënia midis NATO-s dhe Kinës nuk duhet të përshkruhet si ushtarake në natyrë.

“Ne nuk duam që NATO të bëhet një bllok kundër Kinës. Ne nuk e shohim domethënien e rivalitetit, nuk e shohim logjikën e tij dhe nuk shohim se çfarë të mira mund të dalin prej tij”,- tha ai.

Në vend të rivalitetit, qeveria e Hungarisë është e interesuar për një bashkëpunim reciprok të dobishëm, për të cilin ai tha se ishte jo vetëm i mundur, por edhe i nevojshëm.

“Të gjithë ata që bëjnë thirrje për ndarjen e ekonomisë kineze nga ajo evropiane rrezikojnë t'i japin një goditje të madhe ekonomisë evropiane”,- tha ai.

Pa bashkëpunimin kino-evropian nuk ka industri të re automobilistike evropiane dhe as mbrojtje të suksesshme mjedisore evropiane, paralajmëroi ai.

Szijjarto trajtoi gjithashtu planin e paqes të Kinës për Ukrainën, për të cilin ai besonte se mund të ishte një pikënisje e përshtatshme për negociatat ndërkombëtare.

“Ne duam që bisedimet e paqes të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur, sepse sa më shpejt të ketë një armëpushim, aq më shumë jetë mund të shpëtojmë në Ukrainë”,- tha ai. (Elona)