Tregtia Kinë-Mongoli përmes portit të madh tokësor vijoi fuqishëm në tremujorin e parë
2023-04-07 11:08:43

Xinhua

Xinhua

Tregtia midis Kinës dhe Mongolisë nëpërmjet Portit Ganqmod, porti më i madh mes dy vendeve, vazhdoi të lulëzonte në tremujorin e parë të vitit, tregojnë të dhënat zyrtare, citon “Xinhua”.

Porti Ganqmod në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës veriore zhdoganoi gati 8 milionë tonë mallra në tremujorin e parë të vitit, një rritje prej më shumë se katër herë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas autoriteteve të administratës së portit.

Midis tyre, vëllimi i qymyrit të importuar ishte 7.68 milionë tonë, me një rritje prej 525.4 për qind në baza vjetore.

Porti është përpjekur të zbatojë më shumë masa për të lehtësuar tregtinë, duke promovuar ndërtimin e shërbimeve të transportit ndërkufitar pa shofer dhe duke përshpejtuar rinovimin dhe zgjerimin e ndërtesave të inspektimit të përbashkët.

Xinhua

Xinhua

Porti Ganqmod është një kanal kryesor i importit të energjisë për vendin dhe një qendër e rëndësishme në korridorin ekonomik Kinë-Mongoli-Rusi. (Elona)