Pekini ofron shërbim më të mirë për të moshuarit
2023-04-07 14:34:06

VCG

VCG

Pekini kishte gjithsej 650 shtretër për personat e moshuar në njësitë e kujdesit ndaj tyre deri në fund të vitit 2022, krahasuar me 64 shtretër deri në vitin 2020, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Gjithsej 95 institucione mjekësore në qytet kishin regjistruar departamente të kujdesit për pacientët dhe 28 kishin ngritur shtretër të veçantë për pacientët e moshuar në këto njësi, deklaroi tha Wang Xiao'e, zyrtar i Komisionit Shëndetësor Komunal të Pekinit, citon “Xinhua”.

VCG

VCG

Autoritetet e Pekinit lëshuan një plan për zhvillimin e shërbimeve në njësitë e kujdesit në qytet në vitin 2022. Sipas planit, çdo distrikt i kryeqytetit kinez do të presë të paktën një qendër kujdesi deri në vitin 2025, me jo më pak se 1800 shtretër në këto njësi në të gjithë qytetin.

Për të përmbushur nevojat e ndryshme të të moshuarve, Pekini ka integruar burimet mjekësore të qytetit, ka promovuar ngritjen e reparteve të kujdesit të njësitë e kujdesit në departamentet e onkologjisë dhe geriatrisë të spitaleve dhe ka mbështetur qendrat shëndetësore të komunitetit në ofrimin e shërbimeve profesionale në njësitë e kujdesit për pacientët, tha Wang. (Elona)

VCG

VCG