Kina ka arritur rezultate mahnitëse në pyllëzim, duke dhënë kontribute të rëndësishme në përpjekjet globale të gjelbërimit
2023-04-07 11:48:37

Përshëndetje, të gjithëve, jam Donika. Po vjen pranvera dhe toka fillon të gjelbërojë. 

Sipas Administratës Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave, Kina ka arritur rezultate mahnitëse në pyllëzim dhe ka vendosur vazhdimisht objektiva të qarta për gjelbërimin e tokës, 

duke dhënë kontribute të rëndësishme në përpjekjet globale të gjelbërimit dhe të qeverisjes së ekosistemit. Aktualisht, sipërfaqja pyjore e Kinës ka arritur në 231 milionë hektarë 

dhe sipërfaqja e mbrojtur e pyjeve artificiale në 87.6 milionë hektarë, duke u renditur në vendin e parë në botë për sa i përket sipërfaqes së përgjithshme dhe përqindjes së rritjes.

Në 10 vjet, sipërfaqja e përgjithshme e pyllëzuar ka arritur në 68 milionë hektarë në mbarë vendin, me një shkallë mbulimi prej 24 %, kurse vëllimi i rezervës pyjore është mbi 19.4 miliardë metra kubë. 

Kina ruajtur rritjen si në sipërfaqen pyjore, ashtu edhe në vëllimin e rezervës pyjore për më shumë se 30 vjet rresht. Nga ana tjetër, mjedisi i jetesës urbane dhe rurale në Kinë vazhdon të përmirësohet. Hapësira e gjelbër urbane për frymë është rritur nga 11.8 metra katrorë në vitin 2011 në 14.7 metra katrorë më 2021.

Kina ka ndërmarrë hapa konkretë në menaxhimin sistematik të ekosistemeve të ndryshme dhe ka kryer gjelbërimin e tokës dhe kontrollin e parandalimin afatgjatë të shkretëtirëzimit, duke krijuar male të harlisura dhe ujëra të pastra në qytetet e fshatrat e veta, por duke dhënë gjithashtu kontribut të rëndësishëm në përpjekjet globale për gjelbërim. Vrojtimi satelitor nga NASA tregon se toka "është gjelbëruar" në këta 20 vjet. Rritja e bimësisë vetëm në Kinë përbën të paktën 25 % të rritjes së përgjithshme të bimësisë globale 

dhe 42% e kontributit të Kinës në gjelbërimin global vjen nga pyllëzimi. Administrata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave gjithashtu ka hartuar një plan veprimi trevjeçar për kryerjen shkencore të pyllëzimit të tokës në shkallë të gjerë nga viti 2023 deri më 2025. Çdo vit do të pyllëzohen gjithsej 6.7 milionë hektarë tokë dhe do të mbillen jo më pak se 1.3 milionë hektarë pyje të krijuara nga njeriu, sipas planit të veprimit. Besoj se me përpjekjet e përbashkëta, do të ndërtojmë një Tokë “më të gjelbër”.