Ma Ying-jeou viziton Universitetin "Fudan" të Shangait
2023-04-07 16:56:32

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Të enjten paradite, Ma Ying-jeou, ish-kryetari i Partisë Kuomintanase të Kinës, në krye të një grupi studentësh tajvanezë, vizitoi Universitetin "Fudan" të Shangait.

Pasi bënë një vizitë rreth kampusit, Ma Ying-jeou dhe studentët tajvanezë zhvilluan një bisedë me studentë të pjesës kontinentale, gjatë së cilës Ma Ying-jeou u shpreh që nxitja e shkëmbimeve ndërmjet të rinjve të dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit është detyra urgjente e brezit të sotëm.

Ma Ying-jeou shprehu shpresën se të rinjtë e të dy brigjeve do të kenë vetëbesim, zell e qëndrim pozitiv, duke shtuar që pjesa kontinentale dhe Tajvani do të punojnë së bashku për paqen ndërmjet të dy brigjeve dhe ripërtëritjen e kombit kinez.

Ma Ying-jeou theksoi se, në këtë vizitë në pjesën kontinentale, ai i çoi të rinjtë tajvanezë në vende të rëndësishme të historisë kineze, duke i ndihmuar ata të kërkojnë kujtimet e përbashkëta të banorëve të të dy brigjeve. Kjo është në favor të ndërtimit së bashku të së ardhmes së bukur në të dy brigjet.

Para tre dekadave, Universiteti "Fudan" filloi të pranojë studentë tajvanezë, dhe tani në këtë universitet studiojnë mbi 300 të rinj nga Tajvani. (Fani)