Reliefi i Shqipërisë ka nxitur përhapjen vitet e fundit të sporti turistik të rafting-ut pothuajse në të gjithë lumenjtë e përshtatshëm për këtë sport. Federata Shqiptare e Rafting-ut organizoi në qytetin e Beratit “Kampionatin Kombëtar të Rafting 2023”. Garues ishin skuadrat sportive nga Berati, Përmeti, Skrapari, Dibra, Elbasani, Saranda. Alma Spathara, bashkethemeluese e Albania Rafting Grup dhe Andrea Gatti, ekspert i jashtëm për trajnim profesional të guidave shqiptare të Rafting-ut flasin për këtë sport në Shqipëri
Kampionati Kombëtar i Rafting 2023 në Berat
Federata Shqiptare e Rafting organizoi në qytetin e Beratit “Kampionatin Kombëtar të Rafting 2023”. Garues ishin skuadrat sportive nga Berati, Përmeti, Skrapari, Dibra, Elbasani, Saranda, me teknikën H2H SLALOM (Kokë më Kokë me pengesa ) Shoqatat sportive pjesëmarëse ishin Albania Rafting Group, Black Drin Adventure, Albania Rafting -Vjosa, Albanian Sport & Tourism Elbasan.
Alma Spathara (Foto Albanian Rafting Group)
Ky kampionat tregon që sporti turistik i rafting është përhapur pothuajse në të gjithë Shqipërinë, ku ka lumenj të përshtatshëm për këtë sport. Ai vjen pas trajnimeve për guida të specialitetit të veçantë Rafting që Federata Shqiptare e Rafting zhvilloi me aplikantë nga e gjithë Shqipëria në lumin Osum dhe në lumin Vjosa në Përmet. Fituesit u renditën si më poshtë:
Në vend të tretë skuadra e Bistricës me rezultatin -12 min e 23 sekonda.
Në vend të dytë skuadra e Vjosës -11 minuta e 17 sekonda.
Në vend të parë Osumi – 10 minuta e 44 sekonda me kapiten Murat Mamurani.
Skuadra fituese do të përfaqësoj Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Rafting 2023 që do të zhvillohet në Valtellina, Italy në datat 26 qershor deri 2 korrik të këtij viti. Presidenti i Federatës Shqiptare të Rafting, Zamo Spathara theksoi se, “ky kampionat tregoi një rritje të cilësisë nga ana teknike e guidave dhe një rritje të numrit të pjesmarësve”.
5 skuadra do të thotë/ 5 lumenj ku bëhet rafting gjithë vitin, 5 realitete të konsoliduara, 5 mbrojtës dhe promovues të lumenjëve dhe aktiviteteve turistike ujore.E veçanta e këtij trainimi është se u ndoqën edhe nga qytetarë nga Austria, Kroacia dhe Hungaria, të cilët praktikuan së bashku me trainierët dhe guidat tona rafting në lumenjtë shqiptarë. Spathara shton se, “Synimi i ardhshëm i Federatës Shqiptare të rafting-ut është ta kthejë rafting në një sport masiv, duke filluar të bëhet pjesë e kurrikulave sportive shkollore, veçanërish në qytetet dhe fshatrat që lumin e kanë pjesë të jetës së tyre.
Kampionati Kombëtar i Rafting 2023 në Berat ( burimi foto personale)
Andrea Gatti, ekspert i jashtëm për trajnim profesional të guidave shqiptare të Rafting-ut që prej vitit 2014 tha se, “Potenciali i lumenjëve shqiptarë është i paimagjinueshëm dhe shqiptarët dhe gjeneratat e ardhshme do të jetojnë me të ardhurat nga turizmi. Kampionati është i rëndësishëm, pasi është një workshop nga pikpamja teknike dhe e sigurisë dhe mundësi edukimi për të rinjtë”.Ky aktivitet u mbështet nga Bashkia Berat, Federata Botërore e Rafting-ut, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe Komitetit Olimpik Shqiptar.
Federata Shqiptare e Rafting ka për qëllim të zhvilloj sportin e Rafting-ut në Shqipëri sipas standardeve ndërkombëtare në respekt të plotë të proçedurës së sigurisë dhe në të njëjtën kohë të kontribuojë në ruajtjen e mjedisit.Rafting është një disiplinë sportive dhe rekreative, i hapur për publikun e gjerë me anë të guidave të licensuara dhe të federuara të rafting. Federata shqiptare e rafting është anëtare me të drejta të plota e Federatës Botërore të Rafting.Federata Shqiptare e Rafting (FShR) është rezultat i punës së 19 viteve të zhvillimit të turizmit rural në Shqipëri nëpërmjet rafting-ut.
FSHR është anëtare e Albanian Travel Trade Association dhe ka përfaqësuar Ballkanin në Kongresin Botëror të turizmit Aventurë në Alaskë, në shtator 2016 dhe është prezantuar si projekti më inovativ në Ballkan dhe me vlerë për t’u shpërndarë në konferencën rajonale të Europës Juglindorë Adventure Next_Balkans.FSHR ka fituar Green Apple Award, Gold prize, në vitin 2015 në Skoci mes 500 projekteve nga e gjithë bota si ideja më inovative dhe projekti që jep zgjidhje ideale mjedisore. Plan i Biznesit u realizua në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtarë të “Dunira Strategy” dhe u mbështet nga projekti Risi Albania i Ambasadës së Zvicrës.
FSHR ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Worcester Polytechnic Institute, Universitet ne Massachusetts për të kryer një punim universitar në lidhje me aktivitet turistike për t’u zhvilluar pranë kanione të Osumit.Federata Shqiptare e Rafting-ut, e cila është anëtare në Federatën Ndërkombëtare të Rafting-ut dhe Kampione e nismës “Vepro Tani” shpallur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, në korrik 2014
Kampionati Kombëtar i Rafting 2023 në Berat ( burimi foto personale)
Alma Spathara, bashkethemeluese e Albania Rafting Grup në një prononcim për Radio Ejani flet për ecurinë e sportit të Rafting-ut në Shqipëri
CMG: Çfarë ka pasur të veçantë këtë vit ky sport?
Alma Spathara: E veçanta e këtij viti ishte që kishte më tepër pjesëmarrje. Disa vite më parë nuk kishte këtë popullaritet dhe arritje që pati këtë vit sepse edhe shqiptarët tashmë janë njohur me këtë sport dhe janë bërë më të ndërgjegjshëm për rëndësinë e sportit, por gjithashtu edhe kushtet natyrore janë sofistikuar dhe e kanë bërë këtë sport më të preferuar për t’u përfshirë thuajse nga të gjithë.
CMG: Është e rëndësishme eksperienca apo talenti?
Alma Spathara: Është eksperienca më e rëndësishme se talenti sepse edhe nëse ke talentin duhet të ushtrohesh. Djemtë e Osumit kanë më tepër vite që merren me këtë sport. Ky kampionat vjen fill pas shpalljes së Vjosës park Kombëtar dhe kjo është edhe më e rëndësishme pasi na krijon një imazh të madh ne.
Vjosa ka 10-vite që kërkohet të mbrohet dhe së fundmi janë shtuar kërkesat për sporte të tilla.
Ndërkohë Andrea Gatti, ekspert i jashtëm për trajnim profesional të guidave shqiptare të Rafting-ut jep mendimin e tij
CMG: Si ndiheni që këto sporte zhvillohen në Shqipëri?
Raftin në Shqipëri (Foto Trip Advisor)
Andrea Gatti: E kemi filluar emisionin disa vite më parë, ky është viti i 12-të që e zhvillojmë. Guidat këtu janë duke punuar dhe duke përgatitur njerëz të aftë. Eksperienca nuk është kurrë mjaftushëm, por të punosh me djem dhe vajza të rinj është eksperiencë e jashtëzakonshme sepse nuk ndihesh sikur fle në zyrë, por je gjithë kohës në integrim. Kjo është një punë e mirë dhe e paguar mirë.Sigurisht që duhet të dish disa gjuhë dhe të kesh një sjellje të mirë dhe në kontakt me njerëzit.
Megi Latifi