Vdekjet e tepërta dyfishohen në Japoni në 2022-shin
2023-04-07 15:15:50

Covid ne Japoni (Foto Japan Times)

Covid ne Japoni (Foto Japan Times)

Japonia regjistroi deri në 113.000 vdekje të tepërta në 2022-shin, më shumë se dyfishi i shifrës së një viti më parë, sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë të publikuara rishtazi, duke nënvizuar mundësinë që Covid 19, drejtpërdrejt dhe tërthorazi, të kontribuojë në rritjen e vdekshmërisë së tepërt, bën të ditur “Xinhua”.

Vlerësimet u përpiluan nga Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive (NIID), një institucion nën Ministrinë e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies.

Sipas NIID, numri i vdekjeve të tepërta, i përcaktuar si diferenca midis numrit të vrojtuar të vdekjeve në një periudhë të caktuar dhe numrit të pritshëm të vdekjeve në të njëjtën periudhë, ishte midis 47.330 dhe 113.399 në 2022-shin, krahasuar me 11.475 në 50.495 në 2021-shin.

Takaji Wakita, drejtor i përgjithshëm i NIID dhe kryetar i panelit këshillues të Ministrisë së Shëndetësisë, u tha gazetarëve se rritja e vdekjeve të tilla mund të lidhet me përhapjen e variantit Omikron të koronavirusit, i cili çoi nivele rekord të infeksioneve Covid-19 dhe vdekjeve në Japoni vitin e kaluar. (Elona)