Xi Jinping-u dhe Emmanuel Macron-i marrin pjesë në ceremoninë e mbylljes së mbledhjes së 5-të të Komisionit të Sipërmarrësve Kinë-Francë
2023-04-07 21:05:36

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron morën pjesë të enjten pasdite në ceremoninë e mbylljes së mbledhjes së 5-të të Komisionit të Sipërmarrësve Kinë-Francë.

Në fjalimin e mbajtur në këtë ceremoni, presidenti Xi Jinping u shpreh që Kina dhe Europa janë dy forca kryesore për nxitjen e multipolarizimit botëror. Ndërmjet të dy palëve ka konsensus të gjerë strategjik, interesa të përbashkët dhe themel bashkëpunimi. Sipas tij, bashkëpunimi dypalësh ka lidhje me lulëzimin e Eurazisë dhe qëndrueshmërinë globale.“Kina do të vazhdojë t’i shikojë dhe t’i zhvillojë marrëdhëniet me Evropën nga këndvështrimi strategjik e afatgjatë dhe përkrah integrimin europian dhe unitetin e lulëzimin e BE-së. Pala kineze pret që pala evropiane t’i përmbahet qëndrimit objektiv ndaj Kinës dhe të ngulë këmbë në marrëdhëniet e partneritetit të gjithanshëm strategjik me Kinën.

‘Shkëputja’ nuk mund ta pengojë zhvillimin e Kinës. Kina dëshiron të forcojë bashkërendimin makropolitik me palën evropiane duke mbrojtur së bashku sigurinë dhe qëndrueshmërinë e zinxhirëve të industrisë e furnizimit, për të krijuar një mjedis të mirë për bashkëpunimin dypalësh,” theksoi presidenti Xi Jinping.

Nga ana e tij, presidenti francez Macron u shpreh se Franca kundërshton “shkëputjen nga Kina” dhe shpreson të krijohet një zinxhir furnizimi më i qëndrueshëm e më i hapur. Pala franceze dëshiron të zhvillojë dialog të sinqertë me palën kineze dhe të thellojë marrëdhëniet e partneritetit të gjithanshëm strategjik ndërmjet dy vendeve, duke promovuar përparime të rëndësishme në bashkëpunimin dypalësh në të tëra fushat. (Fani)